Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..
Deputeti i PP-DB Venko Sabrutev theksoi për BNT se raporti i konvergjencës është dokumenti që do të përcaktojë nëse Bullgaria është gati për eurozonën dhe kujtoi se deri më tani ka pasur dy raporte të tilla nga koha e Borisovit, sipas të cilave..
Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..