Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..