Bullgaria e nis vitin e ri 2022 pa buxhet të votuar, që është një precedent në historinë tonë të re. Sipas të dhënave të parashikimit, në fund të dhjetorit 2021 thesari i shtetit është në deficit prej katër miliardë levash (pak mbi 2 miliardë euro), ose 3% e PBB-së. Deri në votimin e kornizës së re financiare, pagesat më të rëndësishme shtetërore do të kryhen sipas teksteve të Buxhetit 2021. Si rregull, nëse nuk ka buxhet të votuar për një vit të caktuar, çdo muaj vendi mund të shpenzojë 1/12 e ligjit të fundit aktual. Kjo ngrin edhe pagën minimale, e cila është 650 leva (332 euro).
Megjithatë, kufiri i varfërisë po ndryshon, duke u bërë 413 leva (211 euro) ose 44 leva (22 euro) më i lartë se në vitin 2021.
Kabineti bëri të ditur se synon që korniza e re financiare të jetë gati deri në fund të shkurtit, por në parlament është dorëzuar një projekt-ligj për të zgjatur buxhetin e 2021 deri në fund të marsit.Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..