Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po festojmë Ditën e Ujit të Bekuar ose fundin e "Ditëve të Pista"

Foto: BGNES

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare feston një nga festat më të ndritshme të krishtera, të quajtur Dita e Ujit të Bekuar, Theofania, Epifania, ose Pagëzimi i Krishtit. Kjo është dita në të cilën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin e shenjtë Jordan.

Sipas kalendarit popullor bullgar, Epifania u jep fund të ashtuquajturave “Ditë të Pista" që fillojnë me Lindjen e Krishtit, në të cilat demonët dhe forcat e papastra enden në tokë. Por që nga Dita e Ujit të Bekuar, pas Bekimit të Madh të Ujit, bota pastrohet, falë fuqisë jetëdhënëse të ujit të Epifanisë. Shenjtërimi i ujit bëhet gjatë Bekimit të Madh të Ujit, i quajtur edhe Bekimi i Madh i Epifanisë, i cili mbahet vetëm dy herë në vit më 5 dhe 6 janar. Në prag dhe në vetë Ditën e Ujit të Bekuar, pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, drejtohen lutje për bekimin e Zotit mbi ujin dhe pastrimin e shenjtërimin e atyre që e marrin atë. Në fund të shërbesës, prifti spërkat me ujë të shenjtë laikët, të cilët më pas e derdhin për të spërkatur shtëpinë e tyre për shëndet dhe bekime. Uji i Epifanisë ruhet në shtëpi deri në Bekimin tjetër të Madh të Ujit për të ndihmuar besimtarët nevojtarë.

Pas bekimit të ujit, sipas traditës kishtare, kryhet një procesion liturgjik, i udhëhequr nga prifti, në lumin ose pellgun aty pranë. Atje, më të guximshmit marrin pjesë në një ritual simbolik - heqjen e kryqit, të cilin prifti e hedh në ujë pas lutjes së përbashkët. Besohet se kushdo që e arrin i pari dhe e nxjerr nga ujërat e akullta do të jetë shumë i shëndetshëm dhe i suksesshëm gjatë gjithë vitit. Populli ynë beson se nëse kryqi ngrin në ujë, viti do të jetë pjellor dhe njerëzit të shëndetshëm.

Sipas kishës, në Ditën e Bekimit të Ujit shenjtërohen të gjitha burimet e ujit në tokë. Prandaj, besohet se i gjithë uji në tokë në Ditën e Epifanisë është i shenjtëruar dhe ka veti shëruese dhe pastruese. Më shumë hollësi interesante për këtë festë të bukur mund të lexoni në botimin Sot është Dita e Bekimit të Ujit! Të jemi plotë shëndet dhe të na ecë si nëpër ujë!nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 11 maj, kisha nderon vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi

Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..

botuar më 24-05-11 7.10.PD

Qytetet Perushtica dhe Bjalla Çerkva shënojnë përvjetorin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876

Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..

botuar më 24-05-10 12.18.MD

Fillon Java e Ndritshme

Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..

botuar më 24-05-06 10.42.PD