Bullgaria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias me projektin "Ja ku je" të artistit Mihaill Mihajllov dhe kuratores Irina Batkova. Ata janë përzgjedhur nga 17 kandidatë të tjerë.
Kjo është pjesëmarrja e 10-të e vendit tonë në Bienalen e Venecias dhe do të jetë në hapësirën e ekspozitës Spazio Rava në qendër të Venecias, në Kanalin e Madh pranë urës Rialto. Bienalja është forumi më i vjetër dhe më prestigjioz për artin bashkëkohor dhe do të mbahet nga 23 prilli deri më 27 nëntor.
Mihail Mihajlov jeton në Paris dhe Vjenë, merret me pikturim, performancë dhe instalacione video. Ai ka studiuar arte të bukura në Veliko Tërnovo dhe histori arti në Vjenë. Është fitues i çmimit Drawing Now Paris Art Award (2018) dhe i Bursës Shtetërore Austriake për Artet Pamore (2017).Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..