Bullgaria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias me projektin "Ja ku je" të artistit Mihaill Mihajllov dhe kuratores Irina Batkova. Ata janë përzgjedhur nga 17 kandidatë të tjerë.
Kjo është pjesëmarrja e 10-të e vendit tonë në Bienalen e Venecias dhe do të jetë në hapësirën e ekspozitës Spazio Rava në qendër të Venecias, në Kanalin e Madh pranë urës Rialto. Bienalja është forumi më i vjetër dhe më prestigjioz për artin bashkëkohor dhe do të mbahet nga 23 prilli deri më 27 nëntor.
Mihail Mihajlov jeton në Paris dhe Vjenë, merret me pikturim, performancë dhe instalacione video. Ai ka studiuar arte të bukura në Veliko Tërnovo dhe histori arti në Vjenë. Është fitues i çmimit Drawing Now Paris Art Award (2018) dhe i Bursës Shtetërore Austriake për Artet Pamore (2017).Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..