Takimi midis kryeministrave bullgar dhe maqedonas në Shkup më 18 janar filloi me një gjest të Maqedonisë së Veriut, i cili u ngadalësua për më shumë se dy vjet. Me kërkesë të Bullgarisë, në OKB u paraqit një saktësim maqedonas me shkrim, se emri i vendit për të cilin u ranë dakord palët në Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk ka të bëjë me pretendime territoriale ndaj pjesës bullgare të krahinës gjeografike Maqedoni, e cila gjithashtu shtrihet në veri të kufirit grek. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski theksoi: “Bullgaria pranoi të shfrytëzojë emrin e shkurtër Maqedoni të Veriut në vend të atij më të gjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konfirmohet shprehimisht se dy emrat janë njësoj të vlefshëm dhe nuk i referohen integritetit territorial të Bullgarisë.”
Kryeministri bullgar Kirill Petkov dëshiron ta shohë të realizuar gjerë në fund Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, nënshkruar në vitin 2017. Kjo do të realizohet nëpërmjet krijimit të pesë grupeve të përbashkëta të punës më 25 janar në Sofje, të cilat deri në vitin 2029 do të mbështetin dhe do të monitorojnë zbatimin e projekteve të përcaktuara. Ndër ta është edhe ndërtimi i hekurudhës midis Shkupit dhe Sofjes, e cila vonon më se 140 vjet. “Është e paimagjinueshme që të jemi në shekullin e 21-të dhe të mos kemi një hekurudhë midis dy kryeqyteteve. Kjo duhet të mbetet si një shembull për keqmenaxhimin e dy infrastrukturave tona, i cili duhet të përfundojë”, theksoi Petkov.
“Hapi i qeverisë bullgare do të luajë një rol, deri diku edukativ - ata do të kuptojnë se me çfarë subjekt kanë të bëjnë dhe pastaj mund të gjenden rrugët e vërteta. Tani është e gjitha në fushën e romancës për mendimin tim.” Kështu e komentoi vizitën e delegacionit qeveritar bullgar në Shkup Ivan Nikollov, Drejtor dhe Botues i Revistës “Bullgaria Maqedonia”. Ai sheh një evolucion edhe në mediat maqedonase në temën e marrëdhënieve dypalëshe, sepse janë të ftuar bashkëbisedues të ndryshëm, thuhen gjëra që më parë ishin tabu për t’u diskutuar. A është interpretimi i zbatimit të Marrëveshjes nga viti 2017 problemi kryesor me datën e sotme?“Në diskutimin e problemeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne devijojmë nga shkaqet kryesore. Një problem nuk mund të zgjidhet pa ditur gjenezën e tij dhe se si u zhvillua. Duhet të themi, se në kohën e kryeministrave Ivan Kostov dhe Ljubço Georgievski u nënshkruan më shumë marrëveshje, diku mbi 50 kontrata dhe marrëveshje. Por në fund të fundit muri në të cilin përballet çdo dëshirë bullgare për të përmirësuar marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë i trashë.”
Pas takimit në Shkup Kryeministri Kirill Petkov lajmëroi, se do të mbajë kontakte personale me homologun e tij maqedonas për të kapërcyer problemet e lidhura me gjuhën e urrejtjes midis dy shteteve.
“Gjuha e urrejtjes vjen nga politika e imponuar që nga koha e Titos e më tej. Mendoj se është një tezë shumë e përshtatshme për të zëvendësuar problemin politik me një problem historik. Ne nuk e mohojmë identitetin e tyre i cili daton nga viti 1944, por se si u imponua është një çështje më vete. Ata janë një komb politik, i cili lindi në kushte të caktuara ideologjike dhe gjeopolitike. Por ata duan të transferojnë identitetin e tyre edhe te njerëzit që prej kohësh nuk janë më në këtë botë dhe që u deklaruan 100 herë si bullgarë - rilindës dhe revolucionarë” – thekson Ivan Nikollov.
“Në përgjithësi jam i bindur, se gjithsesi do të ketë një evolucion në Maqedoninë e Veriut, sepse po vijnë gjenerata të reja. Ata të cilët e krijuan librat e tyre të trashë po largohen një nga një. Tashmë në kushtet e reja besoj se do të ketë një proces. Ai do të jetë shumë i vështirë, i dhimbshëm, i ngadaltë dhe ne duhet të gjejmë mjetet për të ndikuar në të.”
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: EPA/BGNES, Ivo Ivanov
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..
Opozita është gati të paraqesë një mocion të ri mosbesimi, të tretën radhazi. Dy të parët, kujtojmë, ishin të pasuksesshme. I pari u iniciua nga "Vëzrazhdane" me temën "dështimi në politikën e jashtme të shtetit", ndërsa i dyti ishte i partisë MEÇ me..
Më 12 maj 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev nënshkroi një propozim drejtuar Asamblesë Kombëtare për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?"...
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan..