Rodopet Lindore zënë një vend qendror në një film reklamues për natyrën e egër të Bullgarisë, xhiruar nga Euronews TV. Në video personazhet kryesore janë dreri, shkaba, bizoni. Pamjet e xhiruara do të transmetohen si një serial, i porositur nga Ministria e Turizmit. Bullgaria paraqitet si një destinacion për turizëm veror dhe spa. Kuadrot e tërheqin vëmendjen ndaj natyrës së egër bullgare - thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Me ndihmën e tij, janë realizuar xhirimet në zonën “Studen Kladenec”. Ekipi i Euronews është i impresionuar nga mundësia për të parë nga afër jetën e kafshëve të egra në Rodopet Lindore. Ato tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk kanë frikë kur u afrohen, "por më e rëndësishmja është se me çdo një video që po bëjmë dhe me çdo një lajm që ndajmë, ne apelojmë që më shumë njerëz të njihen me botën e egër në Bullgari "- thonë nga fondacioni “Rodopet më të egra”. Misioni i tyre nuk është vetëm t'ia tregojnë botës vendin tonë, por në të njëjtën kohë të inkurajojnë ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve që kemi.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPlatforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..