Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çifti presidencial Rumen Radev dhe Ilijana Jotova morën detyrën për mandatin e dytë

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën sot detyrën për mandatin e tyre të dytë, me një ceremoni zyrtare në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”. Tradicionalisht, që nga viti 1997, kur Presidenti Petër Stojanov mori detyrën, kjo datë, 22 janar, është caktuar për inaugurimin e Presidentit të ri bullgar.

Në fjalimin në ceremoninë e sotme Presidenti Rumen Radev tha se do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, ligjin, sigurinë dhe drejtësinë e vendit. Sipas Radevit, ndryshimi aktual politik është vetëm hapi i parë dhe shumë sfida të tjera janë përpara. Ai kujtoi se nuk janë shumë shtetet që kanë ruajtur besimin dhe gjuhën e tyre ndër shekuj dhe nëse Bullgaria ia ka dalë, kjo është falë unitetit të shpatës, shpirtit dhe fjalës.

“Jam i bindur se ne mund t'i arrijmë qëllimet tona vetëm nëse shoqëria mbetet e bashkuar në vullnetin e saj për ndryshim dhe progres real. Besoj se shpirti i shtetit tonë mijëravjeçar është i gjallë në Bullgari dhe se kjo do të na frymëzojë dhe do të na ndihmojë në rrugën tonë përpara”, tha Radev dhe theksoi se ai do të vazhdojë të jetë President i të gjithë qytetarëve bullgarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike dhe fetare dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe dinjitetin e popullit të vet.

“Besoj se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe modern. Rroftë Bullgaria!”, tha në përfundim Kreu i Shtetit.

Më 19 janar, Presidenti Radev dhe Nënpresidentja Jotova u betuan për mandatin e dytë në një ceremoni solemne në Parlament.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet veriperëndimore do të bëhet me vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë bubullima dhe shi. Do të..

botuar më 25-07-25 7.30.MD

Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në BE për vitet 2024-2025

Vendi më i prekur nga zjarret për vitet 2024-2025 në Bashkimin Evropian është Bullgaria, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Ujit. Gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka raportuar një trend alarmues: 38000 metra katrorë janë prekur nga zjarret, dhe dëmi..

botuar më 25-07-25 5.32.MD

Do të mbahet një fushatë për skrining për tuberkuloz tek refugjatët në vend

Agjencia Shtetërore për Refugjatët mbështet iniciativën e përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kryqit të Kuq Bullgar për të skrining për tuberkuloz tek ata që kërkojnë azil në vend. Kjo u deklarua..

botuar më 25-07-25 11.49.PD