Nikollaj Vodeniçarov - Nikeca është një nga artistët më të pëlqyer në vendin tonë, veçanërisht në mesin e audiencës së re. Për më shumë se dhjetë vjet ai ka qenë pjesë e grupit “Casual Threesome”. Albumi i tyre debutues “Casualties” u përhap në tregun muzikor në tetor të vitit 2021. Një nga këngët në të – “Phoenix”, fitoi Çmimin e Parë të konkursit të BNR "Pranvera e Artë" - 2020. Nikeca ka një karrierë solo shumë të suksesshme. Në pranverën e vitit 2016 ai prezantoi këngën e tij të parë autoriale "Mirna". Regjisori i videos së këngës është i paharruari Dimo Stojanov nga grupi P.I.F.
Titulli i fundit me të cilin muzikanti fitoi popullaritet ishte kënga “Erdha të të marr”. Autori i muzikës dhe tekstit është Nikeca, ndërsa aranzhimi është bërë së bashku me Ivan Leçev - kitarë dhe Rosen Vatev - bateri, me të cilat performojnë këngën.
“Erdha të të marr” është një këngë për dashurinë, dashurinë e madhe me të cilën je ndarë, për vuajtjet e Romeos kur nuk është me Zhulietën dhe për përpjekjet për përballimin e të gjitha rrethanave që e pengojnë këtë dashuri. Ai shkon tek ajo dhe e çon në pafundësinë e tyre…”- kështu e përshkruan Nikeca përmbajtjen e tekstit për dëgjuesit e Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA