Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar pushtoi Kilimanxharon në mbështetje të fëmijëve nga Kenia

| rinovuar më 22-02-18 12.03.MD
Martin Petrov
Foto: arkiv personal

Martin Petrov nga Vidini pushtoi pikën më të lartë në Afrikë për qëllime bamirëse, raportoi BTA. Bullgari ngriti flamurin e Bullgarisë në majën Uhuru (Kilimanxharo) - 5895 m, së bashku me flamurin e “Lions Clubs” më 17 shkurt në orën 9:30, sipas kohës lokale. Ekspedita e tij ka qëllime bamirëse “Kilimanxharo për fëmijët”, ose “Kili For Kids” dhe është pjesë e Iniciativës Ndërkombëtare të Fondacionit pranë “Lions Clubs” (LCIF) “Kilimanjaro for Kids” për të mbledhur fonde për një qendër trajnimi për fëmijë, jetimë dhe prindër të vetëm në Keni. Motoja e pjesëmarrjes bullgare në fushatë është "Jo të gjithë ne mund të ngjitemi në mal, por të gjithë mund t'i ndryshojmë gjërat!"

Alpinisti duhet të zbresë nga maja dhe të arrijë në pikën e nisjes në mbrëmjen e 18 shkurtit

Kilimanxharoja është i vetmi vend në Afrikë ku ka borë dhe mesatarisht rreth 40 për qind e njerëzve që kanë bërë provë për ta pushtuar e arrijnë këtë. Sipas statistikave, mesatarisht 10-15 njerëz në vit vdesin duke bërë provë për ta ngjituratë. Gjatë rrugës për në majë kalohet nëpër pesë ekosisteme të ndryshme - nga savana e gjer te shkretëtira alpine. Në krye, në një kuti druri, është vendosur një libër në të cilin kushdo që e ka pushtuar Uhurun shkruan mesazhin e tij. Pikërisht aty Petrov shkroi "Ubuntu – unë jam, sepse jemi ne!". Ubuntu është fjala që shpreh ndjeshmërinë dhe besimin mes njerëzve në Afrikë.

Kjo nuk është ngjitja e parë të Martin Petrovit kushtuar një kauze të veçantë. Në vitin 2020, bullgari pushtoi Mont Blanc dhe ia kushtoi suksesin e tij luftës kundër diabetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, mirëpret dizajnin e monedhës bullgare euro

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..

botuar më 25-08-13 6.17.MD

49.2% e bullgarëve janë "pro" anëtarësimit në eurozonë, 45.8% - "kundër"

49.2% e qytetarëve bullgarë mbështesin anëtarësimin në eurozonë, dhe 45.8% janë kundër. Kjo tregohet nga një anketë nga "Alfa Research", e kryer në periudhën 8-22 korrik midis 1200 qytetarëve dhe 500 përfaqësuesve të biznesit, si pjesë e..

botuar më 25-08-13 4.39.MD
М2

Astrofizikanë nga Universiteti i Sofjes me zbulime të reja

Shkencëtarë nga katedra “Astronomi” e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” kanë studiuar M2 – një nga grupimet më të vjetra yjore në galaktikën tonë. Grupimet yjore përfaqësojnë grupe yjesh, të lidhura midis tyre përmes gravitetit të..

botuar më 25-08-13 7.00.PD