Fermerët grekë janë gati të bllokojnë autostradat dhe rrugët
Pas një takimi pranë qytetit të Larisës, fermerët grekë njoftuan se janë në gatishmëri të mbyllnin të gjitha autostradat kryesore në vend në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve të energjisë. Ata do të kërkojnë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis përpara kësaj. Greqia ka disa nga taksat më të larta të karburantit në BE, që përbëjnë rreth dy të tretat e çmimit përfundimtar. Nafta kushton rreth 1.60 euro për një litër, ndërsa në vendet e tjera evropiane është 70 centë”, tha Asterios Tsikritis, kryetar i sindikatës së fermerëve. Një grup fermerësh grekë kanë nisur tashmë bllokada në autostradën kombëtare mes Larisës dhe qytetit të Kozanit. Aktualisht është në pikëpyetje nëse ne dhe kafshët tanë do të mbijetojmë”, tha Argiris Bajrahtaris, kryetar i Bashkimit të Blegtarëve në Tirnavos, transmetoi BGNES.
Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 3 prill
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq nënshkroi një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend më 3 prill dhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Presidenti theksoi se parlamenti aktual ka bërë shumë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Zgjedhjet e pjesshmelokale do të mbahen në të njëjtën datë, duke përfshirë edhe ato në kryeqytetin e Beogradit. Vuçiq u bëri thirrje serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje, "që të tregojnë kapacitetin demokratik të vendit dhe se sa e rëndësishme është miratimi i planeve dhe programeve për të ardhmen", transmetoi agjencia TANJUG.
Reforma të reja gjyqësore në Rumani
Qeveria rumune ka miratuar një projektligj mbi likuidimin deri në 31 mars të Departamentit të Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve të kryera nga gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas projektligjit në fjalë, 12 prokurorë nga Departamenti për Hetime Kriminale dhe Kriminalistikë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Lartë të Kasacionit do të hetojë në rast dyshimi për korrupsion nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përveç kësaj, 30 prokurorë të tjerë nga gjykatat dhe gjykatat e kasacionit të vendit do të kenë kompetencën për t’i hetuar këto krime. Prokurorët do të emërohen nga Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë me një propozim nga Këshilli i Lartë i Magjistratëve. Çdo qeveri e re rumune voton reforma të reja për të kontrolluar gjyqësorin, gjë që gjithmonë ka provokuar kritika nga ana e opozitës, transmetoi Digi TV.
Ilir Meta mbetet President i Shqipërisë
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se Presidenti i tanishëm i vendit, Ilir Meta, nuk ka shkelur kushtetutën dhe do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e tij deri në përfundimin e mandatit presidencial më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës për “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Sipas gjyqtarëve, Meta “nuk ka shkelur Kushtetutën për asnjërën nga akuzat e ngritura nga Parlamenti”.
Partia Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama krijoi një komision hetimor parlamentar i cili paraqiti raportin e tij dhe më 9 qershor 2021 deputetët votuan për largimin e presidentit aktual, bëri të ditur RTSH.
Kriza politike në Malin e Zi po thellohet
Mirko Staniç nga Partia Socialdemokrate e Malit të Zi ka ngritur një padi në Prokurorinë e Përgjithshme Shtetërore kundër ish-kryeministrit Zdravko Krivokapiç, njoftoi televizioni kombëtar RTCG. Deputeti sulmoi Krivokapiçin se më 4 shkurt ka marrë vendim për amendamente në ligjin për shtetësinë malazeze në një mbledhje qeverie pa u konsultuar me ministrinë përkatëse. Politikani akuzohet për shpërdorim detyre. Me kërkesë të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, parlamenti malazez votoi në një seancë të posaçme mosbesim ndaj qeverisë së Zdravko Krivokapiçit më 4 shkurt. Në Podgoricë, partitë politike po ivazhdojnë negociatat për të formuar një koalicion të ri ose qeveri të pakicës.
Pas gati një shekulli, në Turqi u ndërtua kisha e parë e re
Pothuajse ka përfunduar ndërtimi i kishës së parë në Republikën e Turqisë. Rreth 80% e tempullit dhe kompleksit janë gati. Inaugurimi i kishës do të jetë në verë, bëri të ditur Agjencia e Anadollit. Kambanorja e kishës prej 700 metrash katrorë pranë Varrezave Katolike Latine të Stambollit është frymëzuar nga manastiret historike në Mardin, Turqinë juglindore. Kompleksi pesëkatësh do të ketë një sallë për takimet e komunitetit pas shërbimeve të kishës ose ceremonive të tilla si pagëzime, funerale dhe dasma, si dhe për konferenca. Në katin e parë ndodhen ambientet e peshkopit, dhomat e miqve dhe parkingu. Shën Efremi (Mor Efremi) në lagjen Jeshilkoj do të jetë kisha e dytë siriane në megapolis dhe do të kujdeset për 17 000 sirianë në rajon.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, Anadolu AgencyGreqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..