Më 21 shkurt shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, themeluar në vitin 1999 nga UNESKO. Veprimtaritë e organizuara në të gjithë botën me rastin e kësaj dite kanë për qëllim të tregojnë rëndësinë e mësimit dhe shfrytëzimit të gjuhës amtare për të ruajtur pasurinë gjuhësore dhe larminë kulturore të planetit. Ruajtja e gjuhës amtare si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një problem i cili prek edhe emigrantët bullgarë jashtë shtetit. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të tyre në krijimin e klubeve, shoqatave, shkollave të së dielës, që ruajnë vijimësinë ndërmjet brezave. Përveç mësimit të gjuhës bullgare aty organizohen koncerte me rastin e festave kombëtare bullgare, prezantohen rite popullore, këngë folklorike, vepra letrare. Kështu fëmijët e emigrantëve, të vendosur në një mjedis të huaj gjuhësor, sidomos ata të lindur nga martesa të përziera, nuk e humbin lidhjen me rrënjët e tyre bullgare dhe me gjuhën amtare.
Pak kohë më parë ndër fëmijët bullgarë në Nju Jork një popullaritet fitoi “Kënga për alfabetin” krijuar nga Vllada Tomova me qellim për të lehtësuar mësimin e fëmijëve që frekuentojnë shkollën bullgare “Zëra të rinj bullgarë – Nju Jork”. Interpretimi, të cilin ju ofrojmë sot, është i fëmijëve të shkollës, e cila gjatë viteve arriti të kapërcejë kufijtë e komunitetit bullgar dhe tërhoqi në jetën e saj kulturore njerëz me kombësi të ndryshme, të bashkuar nga dashuria dhe interesi ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..