Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajtja e gjuhës amtare – misioni i bullgarëve jashtë shtetit

Foto: unesco.org

Më 21 shkurt shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, themeluar në vitin 1999 nga UNESKO. Veprimtaritë e organizuara në të gjithë botën me rastin e kësaj dite kanë për qëllim të tregojnë rëndësinë e mësimit dhe shfrytëzimit të gjuhës amtare për të ruajtur pasurinë gjuhësore dhe larminë kulturore të planetit. Ruajtja e gjuhës amtare si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një problem i cili prek edhe emigrantët bullgarë jashtë shtetit. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të tyre në krijimin e klubeve, shoqatave, shkollave të së dielës, që ruajnë vijimësinë ndërmjet brezave. Përveç mësimit të gjuhës bullgare aty organizohen koncerte me rastin e festave kombëtare bullgare, prezantohen rite popullore, këngë folklorike, vepra letrare. Kështu fëmijët e emigrantëve, të vendosur në një mjedis të huaj gjuhësor, sidomos ata të lindur nga martesa të përziera, nuk e humbin lidhjen me rrënjët e tyre bullgare dhe me gjuhën amtare.

Pak kohë më parë ndër fëmijët bullgarë në Nju Jork një popullaritet fitoi “Kënga për alfabetin” krijuar nga Vllada Tomova me qellim për të lehtësuar mësimin e fëmijëve që frekuentojnë shkollën bullgare “Zëra të rinj bullgarë – Nju Jork”. Interpretimi, të cilin ju ofrojmë sot, është i fëmijëve të shkollës, e cila gjatë viteve arriti të kapërcejë kufijtë e komunitetit bullgar dhe tërhoqi në jetën e saj kulturore njerëz me kombësi të ndryshme, të bashkuar nga dashuria dhe interesi ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.

Këngë për alfabetin

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..

botuar më 25-08-17 8.00.PD

Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është nominimi zyrtar i Bullgarisë për çmimin “Oscar”

Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..

botuar më 25-08-15 2.58.MD