Pasi më 21 shkurt Presidenti rus Vlladimir Puti njohu si të pavarura Republikat Popullore të vetëshpallura të Doneckut dhe Luganskut në Ukrainë dhe më vonë urdhëroi forcat e armatosura ruse të kryenin operacione paqeruajtëse në të dy zonat, komuniteti ndërkombëtar doli me një reagim të ashpër kundër veprimeve të Rusisë.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se kjo është një shkelje e integritetit dhe sovranitetit të vendit të tij. Duke theksuar se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten të pandryshuar pavarësisht deklaratave të Moskës, ai tha: “Ne nuk kemi frikë” dhe shtoi se ai pret hapa të qartë dhe efektivë nga partnerët e tij ndërkombëtarë.
Në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kritikuan ashpër Presidentin Putin dhe dënuan vendimin e tij për të dërguar trupa në territoret ukrainase, duke i përshkruar qëllimet e tij si një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe një “pretekst për luftë”.
Më herët, presidentët e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel e caktuan njohjen e republikave separatiste si një “akt i paligjshëm”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Moskës të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë rrugën e diplomacisë.
Në pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, i publikuar në profilin e Ministres sonë të Jashtme Teodora Gençovska në Twitter, thuhet se “njohja e republikave separatiste të Luganskut dhe Doneckut është shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe minon sigurinë evropiane”.
Gjithashtu në rrjetin social Twitter, Kryeministri bullgar Kirill Petkov shkroi: “E dënoj vendimin e presidentit rus për të njohur Doneck dhe Lugansk si entitete të pavarura. Ne vazhdojmë të mbështetim integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet. Ne, Bashkimi Evropian, do të përgjigjemi të bashkuar në mbrojtjen e saj”.
Përsëri në Twitter, Presidenti Rumen Radev shkroi se “njohja e të ashtuquajturës Republikë Popullore të Doneckut dhe Republikë Popullore të Luganskut nga Federata Ruse dënon përpjekjet për deshkallëzim në Ukrainë dhe rrit tensionet në të gjithë rajonin”. Në një publikim të dytë mbi këtë temë, kreu i shtetit shtoi se një zgjidhje e qëndrueshme të krizës nuk mund të gjendet me shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe me mjete ushtarake.
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili..