Është absolutisht e papranueshme në shekullin e 21-të që në Evropë të fluturojnë raketat për të goditur një shteti sovran. Aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë. Por ka një sërë rreziqesh, tha Presidenti Rumen Radev pas një mbledhje kushtuar Ukrainës me kryeministrin, ministrat dhe shefat e dikastereve.
“Aktualisht qeveria po vlerëson rreziqet që lidhen me rrugët ajrore dhe detare dhe trasetë e energjisë, të gjithë sistemit të furnizimit. Po kërkohen të gjitha opsionet e mundshme që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me gaz, naftë, ushqime dhe mallra të dorës së parë.”
Ne jemi duke kërkuar dhe duke punuar në të gjitha llojet e rrugëve dhe dërgesave alternative. Aktivitetet e sigurisë kibernetike janë duke u zhvilluar. Bullgaria do të punojë aktivisht për mbrojtjen e saj brenda NATO-s, tha kreu i shtetit.
“Fati i bashkatdhetarëve tanë nga Ukraina është i rëndësishëm për ne. Numri i personave që duan të evakuohen i kalon 4000. Ne do të bëjmë gjithçka për të evakuuar këta bashkatdhetarë. U bëj thirrje të gjithë bullgarëve në Ukrainë dhe të gjithë qytetarëve ukrainas që duan të kërkojnë azil në Bullgari - jemi të hapur. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë të sigurt për t’i transportuar në Bullgari dhe për t’i ndihmuar", tha Radev.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..