Pjesa e dytë e filmit “Kthim” u shfaq në ekran më 14 shkurt. Një pjesë e saundrakut të filmit është versioni i ri i këngës “Të fillojmë nga e para” nga repertori i këngëtarit Orlin Goranov, e cila tani është në duet të këngëtarëve Orlin Pavllov dhe Orlin Goranov. Muzika është e Aleksandër Brëzicov, teksti – i Mihaill Belçev.
Kënga u përfshi në albumin e parë të madh të këngëtarit Orlin Goranov. Ky interpretues i njohur bullgar për një periudhë jo të vogël këndonte edhe në skenën operistike. Kohët e fundit është pedagog në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad. Adhuruesit e tij mund të shikojnë edhe si drejtues i një konkursi televiziv. I gjithë ky aktivitet i shumanshëm nuk e pengoi gjatë viteve të fundit të befasojë fansat e tij me këngë cilësore bullgare.
Për versionin e ri Orlin Goranov mori një ftesë nga Niki Iliev – regjisor i filmit “Kthimi 2”, të cilën e pranoi me gëzim. “Kam dashur prej kohësh të bëj diçka me Orlin Pavllov. E njoh prej kohësh – isha kolegë me prindërit e tij në Operën e qytetit Plovdiv” – thotë Olrin Goranov. Ky duet i mrekullueshëm u bë shumë shpejt i famshëm së bashku me videon e xhiruar prapë nën regjinë e Niki Iliev. Aranzhimi i ri i këngës është vepër e Ivan Tishev, ndërsa në regjistrim janë Milen Kukosharov - tastierë dhe Mirosllav Ivanov - kitarë.Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e..