Për shumicën emri i piktorit të madh bullgar Ivan Penkov (1897-1957) është i lidhur para së gjithësh me pikturimin mbi qelq në ndërtesat përfaqësuese të Pallateve të Drejtësisë në Sofje dhe Ruse, në sallën hyrëse të Universitetit të Sofjes ose në godinën e Bankës Popullore Bullgare. Ai ka mësuar pikturë në Munih dhe është autor i dekoreve të shumta dhe emblematike për skenografinë bullgare.
Ivan Penkov është nga ai rreth krijuesish, të cilët mbeten shumë domethënës në shekullin e 20 bullgar me lëvizjen "Arti vendas", e cila shprehte dëshirën e artistëve për të përshkruar jetën dhe atdheun si dhe tokën bullgare. Një ekspozitë e posaçme në galerinë “Sredec” të Ministrisë së Kulturës, të titulluar “Arkiv Gipsën V: Piktorët mbi qelq Penkovi”, tregon për familjen e piktorit të njohur.
Nuk dihet nëse për shkak të aluzionit me pikturat mbi qelq, krijuesi i ekspozitës Ivo Haxhimishev e ka quajtur “Piktorët mbi qelqin Penkovi”. Publiku mund t’i shikojë edhe fotografitë e bëra nga babai i profesorit Ivan Penkov gjatë shekullit të 19. Georgi Penkov ka pasur një atelie për fotografi në qytetin Kazanllëk dhe kjo dashuri për fotografinë është e trashëguar dhe e zhvilluar më tej nga djali i tij.
“Ai ishte një intelektual nga qyteti Kazanllëk, i cili ishte i angazhuar profesionalisht me arsim, me fotografi, shtyp, teatër dhe sigurish dhe me pak politikë - kuptohet. Nëna e piktorit – Maria Penkova është bullgarja e parë, e cila në skenën e vatrës së kulturës vendase rikrijonte role grash”, tregon Ivo Haxhimishev, i cili krijon dhe një botim të veçantë të një libri për piktorin dhe familjen e tij.
Pjesa më e madhe e fotografive të Ivan Penkovit të paraqitura në ekspozitë janë të bëra gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore rreth Sofjes.
“Në Pançarevo, ku jetojnë në një oborr paqësor, pas mureve të të cilit vlon lufta botërore - sqaron Ivo Haxhimishev, mblidhen intelektualë të mëdhenj bullgarë -profesori Aleksandër Ballabanov, Nikolla Mihov, Hrabër Popov - një arkitekt mjaft i madh. Ne shohim gjithashtu Ministrin Fuqiplotë japonez, i cili ishte i evakuuar atje, kurse djemtë e këtij njeriu dhe djemtë e Ivan Penkovit ishin shokë klase në Deutsche Schule dhe të dyja familjet lidhen dhe miqësohen kaq shumë deri në shkallën që ky njeri është i pranuar në mejdan, për të pirë verë me banuesit e Pançarevos”.
Ivan Penkov ka qenë një njeri popullor, tregon Ivo Haxhimishev. Fshatarët vendas kanë pasur një besim shumë të madh tek ai. Prandaj mes fotografive më të vlefshme janë pikërisht këto me banuesit e Pançarevos, të bullgarëve nga ajo kohë, të cilët e kanë afruar shumë pranë vetes. Ai ka folur në gjuhën e tyre dhe kështu kanë lindur këto imazhe dhe pamje, të cilat mund të shikohen në ekspozitë deri më 16 mars 2022.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..