Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e diel kërkojmë falje

Foto: BGNES

“Nëse ka gabim, ka dhe falje” kjo është një thënie e vjetër popullore, e cila dhe sot e shoqëron jetën e bullgarit. Në traditat tona popullore ka ditë  në të cilat falja e të gjitha shkeljeve dhe mëkateve është e detyrueshme. Më e rëndësishmja prej tyre është sot - Falja, e quajtur bullgarisht Sirnica ose Sirni Zagovezni.

Të dielën e fundit përpara fillimit të Kreshmës së Madhe të rinjtë shkojnë të kërkojnë falje nga prindërit e vet, nga pagëzuesit, nga kumbarët e kështu me radhë,  njerëzit nga të cilët marrin një ndihmë dhe përkrahje gjatë vitit. Në mbrëmje, përpara se familja të ulet rreth tavolinës, në shtëpi po kështu kryhet riti për faljen e gabimeve. Më të rinjtë e puthin dorën e më të rriturve dhe thonë: “Më fal!” dhe përgjigja është: “Të faltë Zoti! Je i falur!” Pas kësaj i vjen radha darkës festive. E quajnë akoma të Lidhurat për Lamtumirë.

Tradita urdhëron që gjatë gjithë ditës në të Lidhurat e Djathit të hahet djathë, gjalpë, vezë e të tjera, produkte të qumështit sepse që të gjitha ato bien nga menyja në ditën tjetër, kur fillojnë Kreshmët e Pashkës.


Pas darkës i vjen radha ritualit më dëfryes për fëmijët - “hamkane”

Mbi tavolinë lidhet një fije peri prej leshi në fundin e të cilit lidhet një vezë, djathë ose hallvë e bardhë. Pas kësaj peri tundet dhe çdo një nga të pranishmit mundohet që të kapë gjërat e lidhura në të vetëm me gojë. Besimi është se ai që i pari arrin ta kapë kafshatën do të gëzojë shumë shëndet dhe fat gjatë vitit.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit

Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit  – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..

botuar më 25-08-18 4.55.PD

Fjetja e Hyjlindëses – festa e kishës më të madhe nga koha e Rilindjes Bullgare

Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..

botuar më 25-08-15 5.05.PD
Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD