Gjatë 2 vjetëve të fundit një pjesë e madhe nga jeta jonë është online. Në frymën e ndryshimit një piktore e re nga Nova Zagora vendosi të na dhurojë çaste shumëngjyrëshe në një mjedis elektronik, duke e quajtur ekspozitën e vet “Për zonjat me dashuri”.
Autorja Daniella Stojkova ia përkushton ngjarjen si nënave dhe pranverës që po vjen, kështu dhe mësueseve bullgare, mjekeve, infermiereve, sportisteve dhe grave të mëdha të së kaluarës dhe historisë sonë që na bëjnë të ndihemi krenarë.Prandaj dhe 30 pikturat me bojë vaji pasqyrojnë lule, të cilat në bullgarisht tradicionalisht i lidhim me emrat e grave bullgare - Vjollca, Trëndafili, Zambaku dhe Margarita.
Që të gjitha pikturat janë të pikturuara me dorë përmes shtresimit të bojës me një shpatull në pëlhurë, gjë që i bën ato shumë të stampuara dhe me relief dhe kjo vihet re edhe përmes monitorit. Qëllimi kryesor i piktores është që përmes krijimeve të saj të mund t’i përmbushë njerëzit me një energji pozitive dhe me një ndjenjë për një ngrohtësi dhe harmoni. Daniella Stojkova punon kryesisht në Itali, kurse ekspozitën e saj online mund të shikohet deri më 1 prill.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..