Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamporovo me një rritje serioze të turistëve deri në fillim të luftës

Foto: Facebook /Pamporovo

Deri në prag të luftës në Ukrainë, turizmi ynë dimëror raportoi rezultate të mira në krahasim me vitin epidemik 2021, madje në Pamporovo filluan të flasin edhe për rimëkëmbjen e tregjeve të huaja.

Që nga dhjetori e deri në fillimin e luftës, qendra jonë e skive ka pritur mbi 100 mijë mysafirë bullgarë dhe të huaj ose me 30% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2021, njoftuan menaxherët i saj. Mes të huajve dominojnë turistët anglezë, irlandezë, rumunë, turq, dhe moldavianë. Rreth pushimeve me rastin e Krishtlindjeve në vendpushim është llogaritur dhe një rritje e turistëve nga Rusia, pavarësisht se fluturimet e çartërit midis të dyja shteteve ishin ndërprerë akoma në fillim të pandemisë.

Koronavirusi ndryshon zakonet e njerëzve, të cilët udhëtojnë nëpër botë. Gjithnjë e më shpesh ata i anashkalojnë shërbimet e operatorit turistik dhe preferojnë të organizojnë vetë pushimet e tyre. Gjatë këtij dimri mbi gjysma e miqve në Pamporovo, janë turistë individual, të pa organizuar.

Në këtë moment skiatorët gëzojnë pista të shkëlqyera me mbi një metër borë natyrale. Në ski zonën punojnë përgjithësisht 12 teleferikë, ashensorë skish dhe shtigje.

Në dukje janë të gjitha kushtet që sivjet sezoni i skive të zgjasë deri në muajin prill, pohojnë nga industria. Por, në situatën e një konflikti ushtarak në shkallëzim, asnjë nuk e merr përsipër që të prognozojë sesi do të përfundojë sezoni turistik dimëror në Bullgari, por dhe nëpër botë!

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Pamporovo



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD

Shpella “Biserna” hapet për turistët në muajin prill

Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...

botuar më 24-03-31 10.15.PD

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..

botuar më 24-03-31 8.05.PD