Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër spitalesh në Sofje dhe në vend ofrojnë ndihmë falas për refugjatët nga Ukraina

Foto: Spital Multidisiplinar Universitar „Lozenec“

Që nga fillimi i javës së kaluar, Spitali Multidisiplinar Universitar “Lozenec” në Sofje po kryen ekzaminime falas të shtetasve ukrainas që mbërrijnë në Bullgari.  Të dëbuarit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës mund të kërkojnë ndihmë në të gjitha kabinetet ekzistuese të spitalit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, shefi i klinikës mbi sëmundjet e brendshme në spital doktori Krasimir Angellov sqaroi rregullin në bazë të të cilit realizohen të gjitha vizitat:

“Vizitat realizohen në të njëjtën mënyrë si dhe për qytetarët bullgarë. Ata pacientë, të cilët nuk kanë nevojë për një ndërhyrje të ngutshme, presin dhe caktojnë një vizitë përkatëse. Kushti i vetëm për ta është që të paraqesin dokumentin e identitetit”.

Sipas fjalëve të tij, në spital tanimë është realizuar një ndërhyrje kirurgjike e një qytetareje ukrainase.

“Bëhet fjalë për një paciente të shtruar në kirurgji, e cila i është nënshtruar një operacioni në Ukrainë pak përpara se të ikë nga vendi. Na u desh që ta rioperojmë sepse kishte një komplikim pas operacionit. Kjo tanimë është realizuar dhe manipulacioni tani për tani është i suksesshëm. Pacientja është e re, pa sëmundje të tjera.”


Doktori Angellov njoftoi se një pjesë nga personeli në spital është i infektuar me Covid-19, por shërohen në kushte shtëpiake dhe nuk ka rrezik për punën në spital, e cila po vazhdon sipas grafikut.

Një ekuacion me akoma shumë të panjohura është çështja e sigurimit shëndetësor për refugjatët.

“Përgjigja e kësaj pyetjeje është me kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Unë akoma nuk jam i njohur me mënyrën, në bazë të së cilës do të realizohet financimi i ekzaminimeve të ndryshme, operacioneve dhe manipulacioneve të këtyre pacientëve - pohon doktori Angellov. - Ajo të cilën mund ta them me siguri është se pacientët nuk do të paguajnë shërbimet shëndetësore, të cilat i realizon spitali.”

Tanimë prej një jave mjekët kryejnë kontrollime mjekësore falas për refugjatët nga lufta në Ukrainë, pa një rëndësi nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare, në një spital tjetër multidisiplinar universitar në kryeqytet - “Shën Anna”. Ekipet e spitalit “Shejnovo” dhe Spitali i Parë Obstetrikë Gjinekologjik "Shën Sofia"po kështu janë në një gatishmëri t’u ndihmojnë refugjateve, të cilat janë shtatzënë ose kanë nevojë prej një ndihme mjekësore dhe konsultim.

Spital Multidisiplinar Universitar „Shën Anna“

Spitalet në qytetin Plovdiv /”Medikus Allfa”/ , Spitalet Multidisiplinare Universitare për Trajtim Aktiv në qytetet Burgas dhe Montana po kështu e përkrahin iniciativën dhe sigurojnë ndihmë për nevojtarët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Spitali Multidisiplinar Universitar Lozenec“, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD

76% e të rinjve në Evropë janë të ekspozuar ndaj dezinformimit – cila është situata në Bullgari

Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..

botuar më 25-09-27 8.05.PD