Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Civilët u evakuuan nga qyteti Sum me autobusë në drejtim të Poltavës. Por në Mariupolin e rrethuar, evakuimi dhe shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve dështoi pas një sulmi nga forcat ruse, raportoi agjencia UNIAN.
Korridoret humanitare u diskutuan edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave civile. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe të dërgojë ndihma në zonat e luftimit.
“Rusia ofron korridore humanitare drejt Rusisë. Nuk mendoj se ka shumë ukrainas që duan azil në Rusi. Kjo është hipokrizi”, tha Nicolas De Riviere, Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 1 700 000 ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i luftës, transmetoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Bullgaria ka pranuar më shumë se 38 000 refugjatë, rreth 21 000 prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në vend.
Bullgaria mbështet sanksionet kundër Rusisë si një mjet për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, por ndoshta do të kërkojë një përjashtim nga ndalimi i importeve të gazit natyror dhe naftës rus nëse një propozim i tillë i paraqitet BE-së, tha kryeministri Kiril Petkov për REUTERS.Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..