Qindra shtetasve maqedonas, të cilët kanë edhe shtetësi bullgare, u është ndaluar herën e radhës hyrja në Maqedoninë Veriore me makinat e tyre të regjistruara në Bullgari, paralajmëroi lideri i partisë Bashkimi Demokratik Civil, Petër Kolev.
"Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitalit është në themelin e BE-së, por jo në Maqedoninë Veriore," tha Kolev. Mes të prekurve janë edhe ata që punojnë në kompanitë bullgare të cilët nuk mund të hyjnë në vend me makinat e tyre zyrtare. Shpjegimet për shkeljet doganore janë të sajuara dhe askush nuk ka marrë një dokument zyrtar me shkrim se pse nuk mund të hyjë në Maqedoninë Veriore, tha Kolev. Ai i këshilloi viktimat të japin sinjale në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup.Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke..