Mbrojtja dhe sovraniteti i Bullgarisë mund të garantohen vetëm përmes NATO-s. Këtë e deklaroi para Nova Tv ish-Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski. Sipas saj, mbyllja e qiejve mbi Ukrainën dhe dërgimi i luftëtarëve polakë do të thotë se NATO-ja do të hyjë në luftë me Rusinë.
Përsa i përket furnizimit me impiante të mbrojtjes ajrore, ish-Ministrja e Jashtme është e mendimit se ato mund të kenë një efekt të mirë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ndër pikat kryesore të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po bën turne në Evropën Lindore. Në televizion, ish-Ministri bullgar i Mbrojtjes Angell Najdenov shpjegoi se gjatë vizitës së Lloyd Austin në Bullgari, ndoshta do të bëhet fjalë që vendi ynë t'i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Gjithashtu do të diskutohet vendosja e komponentëve të tokës në territorin tonë. Naidenov shprehu qëndrimin se vendi ynë duhet të kërkojë gjithçka që parashikojnë aleatët tanë të NATO-s në aspektin e mbrojtjes. Të njëjtin mendim shprehu edhe gjenerali Anju Angellov, Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së parë të GERB-it, sipas të cilit Bullgaria dhe Rumania kanë një plan të përbashkët mbrojtës dhe është koha për të kaluar në fazën e parë.
Ndërkaq, para Nova TV, bashkëkombësi ynë Daniell Benatov, pedagog në Universitetin Teknik të Kievit, i cili aktualisht ndodhet në një fshat afër kufirit me Poloninë, tha se tërë natën mbi Kiev ka pasur gjuajtje me raketa, të lëshuara kryesisht nga Bjellorusia, me instalime artilerie, si dhe me avionë.Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..