Për herë të parë publiku i huaj do të ketë mundësinë për t’u njohur me krijimtarinë e njërit prej piktorëve më të mëdhenj bullgar - Ivan Milev, thotë për Radio Bullgarinë Drejtori i Galerisë Artistike në qytetin Kazanllëk doktori Pllamen Petrov. Në sajë të përpjekjeve të ekipit të tij dhe në një bashkëpunim me Institutin Kulturor Bullgar në Romë nga data 17 mars deri më 29 prill galeria “Bullgaria” në kryeqytetin italian prezanton 20 krijime të Ivan Milevit (1897-1927).
“Ekspozita është e rëndësishme për kujtesën tonë dhe për prezantimin e krijuesve të mëdhenj bullgarë nëpër të gjithë botën. Sepse këta janë personalitete të cilët na japin mundësi të krenohemi se jemi bullgarë. Ivan Milev është një piktor ikonë jo vetëm për kulturën bullgare, por dhe për atë evropiane”- ve në dukje Drejtoresha e Institutit Kulturor Bullgar në Romë - Zhana Jakovleva.
Ekspozita në qytetin e përjetshëm i është kushtuar 125 vjetorit nga lindja e autorit, i njohur si një nga krijuesit e secesionit bullgar. Ai është rritur në një familje të varfër të një bariu denbabaden dhe të një amvise shtëpie të pa shkolluar, por me një ndjenjë ndaj së bukurës. Ivan Milevi theu traditën familjare dhe i përkushtua artit. Kjo rastis gjatë kohës së luftës. Pak përpara se të përfundojë arsimin e mesëm, gjatë vjeshtës së vitit 1916, ai është i mobilizuar si një piktor ushtarak gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore. Periudha prej dy vjetëve në front ka një ndikim mjaft serioz në krijimtarinë e tij, por nuk e shkëput nga pikturimi. Specialistët e përcaktojnë Ivan Milevin si një nga mjeshtërit e mëdhenj të teknikës së temperit dhe të akuarelit në artin bullgar të pikturimit. Dhe venë në dukje stilin e tij jashtëzakonisht të veçantë, i ndikuar nga tendencat evropiane të dekadave të para të shekullit të 20-të, por të lidhur thellë me traditat popullore dhe ikonografinë. Shpesh shohin ndikimin e Gustav Klimt dhe Vasilij Kandinskit në veprat e tij.
Mjerisht koha e cila i është caktuar del se është shumë e pakët. Vitet e gjata të një jete të varfër dhe të vështirë ndikojnë në mënyrë të dëmshme mbi shëndetin e tij dhe më 25 janar 1927 në Sofje Ivan Milev vdes papritur nga gripi - vetëm tre javë para se të mbushte të tridhjetat. Sot imazhi i piktorit është i vendosur mbi kartëmonedhën prej 5 levave.
Që të gjitha krijimet të paraqitura në Romë janë një pjesë nga koleksioni i Galerisë Artistike në Kazanllëk, e cila sipas fjalëve të doktorit Pllamen Petrov, është një pronare krenare dhe të pjesës më të madhe të arkivit dokumentar të artistit.
“Bëhet fjalë për ditarët e tij nga periudha e viteve 1917-1919. Provat e tij poetike dhe korrespondenca personale na zbulojnë nuanca interesante nga personaliteti i Ivan Milevit. Galeria në Kazanllëk do të prezantoi më 19 mars një katalog të madh me të gjitha mbi 120 krijime, të cilat i ruan në fondin e vet. Dhe nëse në këtë moment ndokush pyet nëse në ditë si këto të sotmet kemi nevojë, kohë dhe energji që të shikojmë art, Zhana Jakovleva është kategorike:
“Ne jetojmë në një situatë mjaft të rëndë. Çështja është se në këto momente duhet të përpiqemi në ndonjë farë mënyre të ruajmë artin dhe përmes tij të tregojmë atë, të cilën ne e ndiejmë. Bota ka nevojë prej kujtesës, kurse kur ka kujtesë - gjëra të tilla nuk ndodhin! “
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Instituti Kulturor Bullgar në Romë, Galeria e Arteve – Kazanllëk, arkiv
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..