Pas një kontrolli dy orësh, kreu i partisë më të madhe parlamentare opozitare dhe ish-Kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare me një urdhër ndalimi 24 orësh.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe nuk mund të ketë, sepse, sipas ligjit bullgar, akuzat mund të ngrihen vetëm me leje me shkrim të prokurorit, shpjegoi avokati Menko Menkov pas takimit me ish-Kryeministrin Bojko Borisov. Sipas tij, arsyeja e ndalimit është zhvatja, “por nuk thuhet se cili person është zhvatur nga z. Borisov, kur është zhvatur, për çfarë, si.”
Është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Brendshme. Po kryhen kontrolle dhe sekuestrime në shumë adresa.
Sipas policisë, përveç Bojko Borisovit, aktualisht në paraburgim janë edhe ish-Ministri i Financave Vlladisllav Goranov dhe ish shefja e shërbimit informativ qeveritar Sevdеlina Arnaudova.
Edhe pse emri i Menda Stojanovës u përmend fillimisht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit mohoi të ishte në mesin e të arrestuarve.
"Askush nuk është mbi ligj!" Këtë postim e ka publikuar në profilin e tij personal në Facebook Kryeministri Kirill Petkov.Përfaqësues të organizatës rinore dhe udhëheqjes së GERB-it u mblodhën para shtëpisë së Bojko Borisovit. Sipas tyre ajo që po ndodh është “represion politik”.
Deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka dhënë më shumë informacion, supozohet se në aksion është përfshirë edhe Prokuroria Evropiane.
“Prokuroria bullgare nuk është informuar për veprime hetimore kundër politikanëve”, tha për BTV zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm Sijka Mileva. Sipas saj, informacionet që ajo ka janë nga mediat dhe kanë të bëjnë me fondet evropiane, ndaj më shumë informacione duhet kërkuar nga Prokuroria Evropiane.
Ju kujtojmë se më 17 mars, në Sofje u mbajt takimi i Prokurores së Përgjithshme Evropiane Laura Koveshi me Ministrin e Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, në të cilin u diskutuan veprimet e palës bullgare për formimin e një ekipi prej nëpunësish hetimorë në MPB, të cilët të bashkëpunojnë me Prokurorinë Evropiane.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..