Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koalicioni qeverisës nuk është i bashkuar për shefin e ardhshëm të Bankës Kombëtare Bullgare

Foto: BGNES

Afati për paraqitjen e propozimit për guvernator të ri të Bankës Kombëtare Bullgare - BNB skadon më 23 mars.

Partia në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” propozon kryetarn e grupit parlamentar të partisë Andrej Gjurov, tha për BNR deputetja Venecija Necova-Angova.

Partia “Ka një popull të tillë”, e cila është edhe në koalicionin qeverisës, propozojnë Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Ljubomir Karimanski.

Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov, bëri thirrje për bashkim brenda koalicionit. Sipas tij, nuk është keq që ka dy kandidatë, por nëse bëhet fjalë për zgjedhjen e guvernatorit me votat e opozitës, kjo do të shtrojë pyetje shumë të vështira.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..

botuar më 25-11-10 2.33.MD

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..

botuar më 25-11-10 9.16.PD

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD