Grupi bullgar rok “Gabana” ka një histori më se 20 vjeçare. Ai u krijua në vitin 2000 në qytetin Plovdiv. Viktor Stambollov – vokal dhe kitarë, Angell Djullgerov – kitarë, Stojko Milev – bas, Nikolla Xhokov – bateri prezantojnë muzikë të vet prej autori. Albumi i tyre debutues doli në tregun muzikor në vitin 2006 dhe u nominua për albumin më të mirë rok të çmimeve muzikore të Kanalit Televiziv MM, ndërsa 5 vjet më vonë Radio Z-Rock caktoi grupin “Gabana” si një nga formacionet më me ndikim në Bullgari. Muzikantët luajnë aktivisht në klube anembanë vendit, si dhe në Serbi. Marrin pjesë me sukses të madh edhe në një sërë festivalesh. Aktualisht po prezantojnë albumin e tyre të tretë “Pulsi”. Kënga e tretë në të me video është “Ëndërr”. Muzika, teksti dhe aranzhimi janë i Grupit “Gabana”.
“Si ia doli, fshehu një shigjetë në zemrën time ... Sa kohë do të dhemb - nuk e di ...
Mos më nënvlerëso, unë kam guximin t’i kthej fjalët e mia në ëndërr ...
Po, ti do të jesh ëndrra ime!”
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..