Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Izraelit, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar iu bashkuan homologëve të tyre të BE-së, duke dënuar thirrjet për dhunë të shprehura në një publikim nga deputetja e partisë “Vëzrazhdane”, Elena Gunçeva. Në të, ajo shkroi se Rusia ka armë që mund të godasin Këshillin e Ministrave nëse qeveria vendos të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë. “Ne gjithashtu mund t’u dërgojmë një link me koordinatat e Mustafa” (Hero Mustafa – Ambasadore e SHBA në Bullgari), shtoi ajo. Ambasadorët deklarojnë se kërcënime të tilla nuk mund të justifikohen dhe janë me bindjen e qartë se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në shoqëritë tona, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA-së.
Fjalët e deputetes i dënoi edhe Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev, duke kujtuar se sipas nenit 29 të Konventës së Vjenës, të gjithë deputetët u detyrojnë respekt zyrtarëve të lartë dhe diplomatëve.
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...