Qeveria zgjati deri më 15 prill të drejtën e shtetasve të huaj ose të personave pa shtetësi që u larguan nga Ukraina dhe hynë në Bullgari për të marrë mbrojtje të përkohshme pa vullnetin e tyre të qartë dhe regjistrimin për marrjen e mbrojtjes së përkohshme. Kështu personat që nuk kanë marrë ende statusin dhe hotelierët që i kanë akomoduar do të jenë të qetë se do të marrin mbështetje nga shteti, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Më shumë se 3.9 milionë ukrainas kanë ikur nga lufta. Gati 39 000 veta janë larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatët. Kjo është një valë e paprecedentë refugjatësh në Evropë që nga viti 1945. Gati 200 000 shtetas të huaj që kanë jetuar në Ukrainë janë gjithashtu në mesin e refugjatëve. Numri më i madh i ukrainasve janë zhvendosur në Poloni - mbi 2.3 milionë.
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES. Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të vazhdojë të jetë një partnere konstruktive dhe e përgjegjshme në arritjen e një..
Bullgaria merr pjesë me një stendë kombëtare në ekspozitën ndërkombëtar për ushqime dhe pije Free From & Specialty Food + Wine 2025 , i cili mbahet më 17 dhe 18 qershor në Vjenë, Austri, njofton Agjencia Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..