Në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare po kryhet një aksion i Prokurorisë së Specializuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një operacion kundër punonjësve të agjencisë, të akuzuar për spiunazh në favor të shërbimeve të huaja inteligjente.Burime në disa media thonë se spiunazhi është në favor të Rusisë. Pas lajmit, Presidenti Rumen Radev komentoi: “Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare ka një sistem të fortë imunitar dhe po punon në mënyrë aktive për të parandaluar çdo çarje në aspektin e aktiviteteve të spiunazhit.”
Hyrja e prokurorëve specialë erdhi pak pasi Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov njoftoi në raportin vjetor të dikasterit të tij, se prokuroria nuk ka nisur çështjet paraprake dhe dosjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e 25 grupeve të organizuara kriminale.
Më vonë, kryeministri Kirill Petkov tha se në Bullgari u formua një diasporë e madhe e inteligjencës ruse, e cila punonte për interesa të ndryshme. “Ka agjentë rusë që kanë punuar në mënyrë specifike kundër mirëkuptimit midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ai, duke shtuar se interesi i Rusisë ishte i fokusuar që të mos ketë të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..