Më 16 prill 2022 festojmë 143 vjet nga miratimi i kushtetutës së parë bullgare të Tërnovos. Dokumenti afirmon vlerat demokratike të popullit bullgar dhe vendos themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Ligji i Lartë i Shtetit është “kurora” në punën e Asamblesë Kushtetuese prej 229 deputetësh të Principatës së Bullgarisë të sapoçliruar nga sundimi osman.
Historianët e përkufizojnë Kushtetutën e Principatës Bullgare si një nga më demokratiket dhe modernet për kohën e saj. “Njerëzit i mbajnë mend dhe i njohin ato urdhra të saj që ende na japin liri. Liria e shtypit, liria e zhvillimit të mitingjeve, mbledhjeve dhe demonstrimeve. Liri - personale dhe liri për këdo që jeton në Bullgari”, tha vite më parë politikani Mihaill Mikov, kryetar i Kuvendit Popullor (2013-2014).
Një çështje kryesore në rendin e ditës të Asamblesë Kushtetuese ishte gjithashtu zgjedhja e një kryeqyteti të ri. "Edhe pse me vetëm një votë vendimtare, deputetët e përcaktuan Sofjen si qytetin më të rëndësishëm bullgar - për shkak të pozicionit të saj qendror gjeografik nga pikëpamja e unitetit kombëtar," tha Doc. Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore të Arkivave.
Kushtetuta e Tërnovës ishte në fuqi deri më 6 dhjetor 1947. Gjatë regjimit totalitar në vendin tonë u miratuan dy amendamente në Ligjin Themelor për shtetin, dhe pas ndryshimeve nga viti 1989 e deri më sot është në fuqi Kushtetuta e Republikës së Bullgarisë e miratuar në vitin 1991. Që nga i njëjti vit, me iniciativën e Unionit të Avokatëve në Bullgari, 16 prilli festohet si Dita e Kushtetutës bullgare dhe konsiderohet si festë profesionale e avokatëve në vendin tonë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..