669 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, gjë që është 226 më pak të infektuar rishtas se një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 7.77 për qind e 8614 testeve të kryera për Covid janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra me 2208 veta në 158 831. 110 persona të infektuar u pranuan për trajtim në spitale. 82 prej të shtruarve ose 74.5 për qind nuk ishin të imunizuar. Numri i pacientëve të trajtuar në spitale ra në 990. Në repartin e terapisë intensive trajtohen 116 pacientë të infektuar.
Në 24 orët e fundit, 6 persona vdiqën me Covid të konfrimuar. 5 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 2871.
Të martën u bënë 1464 vaksina.
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..