Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryebashkiaku i Melitopolit të Ukrainës: Lufta do t'i vijë Bullgarisë dhe Hungarisë nëse nuk dërgojnë armë në Ukrainë

Foto: europarl.europa.eu

Ivan Fjodorov, Kryetari i Bashkisë së Melitopolit, i cili aktualisht është nën kontrollin rus, tha se nëse Bullgaria dhe Hungaria nuk ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, lufta do t'u vijë atyre. “Deri para dy muajsh, askush nuk besonte se Putini do të fillonte një luftë në shkallë të gjerë në një vend demokratik evropian. Tani këto dy vende nuk besojnë se edhe në territorin e tyre mund të ketë luftë, por është e mundur”, tha Ivan Fjodorov, i cili foli para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në mes të marsit, kur Melitopoli u pushtua nga forcat ruse, kryetari i bashkisë u rrëmbye, u akuzua për financimin e sektorit të djathtë dhe u torturua, por u shkëmbye me robër lufte ruse pesë ditë më vonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Panairi Ndërkombëtar Teknik - arkiv

Panairi Ndërkombëtar Teknik fillon në Plovdiv

Edicioni i 79-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik do të mbahet në Plovdiv nga 24 deri më 27 shtator 2025. Forumi bashkon kompani kryesore, inovatorë dhe profesionistë, duke u përqendruar në progresin teknologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspozitat e..

botuar më 25-09-24 6.05.PD
Foto:

Bullgaria është pjesë e Natës së Letërsisë Еvropiane

Më 24 shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe për një vit në një nga formatet më emocionuese për promovimin e letërsisë bashkëkohore evropiane - "Nata e Letërsisë". Personalitete të famshme do të lexojnë fragmente nga poezia dhe proza ​​bashkëkohore..

botuar më 25-09-24 4.55.PD

Parashikimi i motit për 24 shtatorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..

botuar më 25-09-23 7.35.MD