Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Jo luftës" bën thirrje Festivali i Pashkëve në Bosilegrad

Foto: festival-bosilegrad.info

Pjesëmarrës, miq dhe të ftuar nga Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria pret Festivali Ndërkombëtar i Pashkës për Fëmijë në Bosilegrad, i cili është bërë traditë për Krahinat Perëndimore. Që nga zanafilla e vet gjatë vitit 1994 e këtej forumi nuk ka asnjë edicion të parealizuar, madje dhe në kohën e pandemisë nga Covid-19. Gjatë 2 vjetëve të fundit programi i tij ishte pothuajse krejtësisht online, prandaj dhe organizatori dhe kryetar i Shoqatës Bullgare GLAS Aleksandër Dimitrov e pret edicionin e 29, si dhe Pashkën ortodokse me një emocion të veçantë:

“Pashka për mua gjithmonë deri tani ka qenë e lidhur me festivalin. Të gjitha edicionet për mua kanë qenë shumë të shtrenjta. Ai u bë pjesë prej meje  dhe më vjen shumë keq se kur ishim ne fëmijë nuk kishte një ngjarje të tillë të ngjashme, e cila të jetë krejtësisht e drejtuar te brezi në rritje - tregon përpara Radio Bullgarisë bashkatdhetari ynë. Është mirë që të përmend se, festivali ynë u bë shembull dhe për bashki të tjera në Bullgari, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët filluan të organizojnë të ngjashme. 7-8 janë deri tani, mes të cilëve në Bllagoevgrad, Radnevo, Caribrod, Manastir, Kumanovë, Vranja, Surdulica, por atyre u mungon tradita ynë afro 30 vjeçare, e cila nuk duhet të nënvleftësohet.”

Aleksandër Dimitrov

Bosilegrad është mikpritës dhe i hapur, dhe qytetarët janë gati të ndihmojnë dhe të strehojnë në shtëpitë e tyre refugjatë nga Ukraina - na siguroi Aleksandër Dimitrov. Sipas fjalëve të tij, në qytet akoma nuk kanë mbërritur njerëz, të cilët kërkojnë shpëtim nga lufta. Pavarësisht nga kjo tema “Ukrainë” do të jetë kryesore gjatë ditëve të festivalit - që nga dita e së Premtes së Madhe deri në të Hënën e Ndritshme.

“Motoja e festivalit gjatë këtij viti është “Jo luftës”. Ne gjithmonë e përdorim këtë veprimtari, që të drejtojmë vëmendjen mbi problemin i cili na shqetëson. Do ta bëjmë dhe tani, sepse, si të gjithë njerëzit, shpresojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”- vuri në dukje organizatori i Festivalit të Pashkës të Bullgarëve në Bosilegrad.

Krahas garave të dashura për fëmijët për një vezë pashke më të fortë, të lyer më bukur dhe më origjinale, mikpritësit kanë përgatitur dhe një program të pasur muzikor, me pjesëmarrjen e nxënësve të një qendre muzikore në Sofje, të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit pranë Vatrës Popullore të Kulturës “Vitosha-1951”, si dhe të nxënësve nga shkolla muzikore në qytetin Bllagoevgrad. Si miq të posaçëm në Festivalin e Pashkës janë të ftuar Kryetarja e Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit të Kuvendit Popullor Antoaneta Coneva dhe eurodeputeti Asim Ademov. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: festival-bosilegrad.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD