Pjesëmarrës, miq dhe të ftuar nga Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria pret Festivali Ndërkombëtar i Pashkës për Fëmijë në Bosilegrad, i cili është bërë traditë për Krahinat Perëndimore. Që nga zanafilla e vet gjatë vitit 1994 e këtej forumi nuk ka asnjë edicion të parealizuar, madje dhe në kohën e pandemisë nga Covid-19. Gjatë 2 vjetëve të fundit programi i tij ishte pothuajse krejtësisht online, prandaj dhe organizatori dhe kryetar i Shoqatës Bullgare GLAS Aleksandër Dimitrov e pret edicionin e 29, si dhe Pashkën ortodokse me një emocion të veçantë:
“Pashka për mua gjithmonë deri tani ka qenë e lidhur me festivalin. Të gjitha edicionet për mua kanë qenë shumë të shtrenjta. Ai u bë pjesë prej meje dhe më vjen shumë keq se kur ishim ne fëmijë nuk kishte një ngjarje të tillë të ngjashme, e cila të jetë krejtësisht e drejtuar te brezi në rritje - tregon përpara Radio Bullgarisë bashkatdhetari ynë. Është mirë që të përmend se, festivali ynë u bë shembull dhe për bashki të tjera në Bullgari, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët filluan të organizojnë të ngjashme. 7-8 janë deri tani, mes të cilëve në Bllagoevgrad, Radnevo, Caribrod, Manastir, Kumanovë, Vranja, Surdulica, por atyre u mungon tradita ynë afro 30 vjeçare, e cila nuk duhet të nënvleftësohet.”
Bosilegrad është mikpritës dhe i hapur, dhe qytetarët janë gati të ndihmojnë dhe të strehojnë në shtëpitë e tyre refugjatë nga Ukraina - na siguroi Aleksandër Dimitrov. Sipas fjalëve të tij, në qytet akoma nuk kanë mbërritur njerëz, të cilët kërkojnë shpëtim nga lufta. Pavarësisht nga kjo tema “Ukrainë” do të jetë kryesore gjatë ditëve të festivalit - që nga dita e së Premtes së Madhe deri në të Hënën e Ndritshme.
“Motoja e festivalit gjatë këtij viti është “Jo luftës”. Ne gjithmonë e përdorim këtë veprimtari, që të drejtojmë vëmendjen mbi problemin i cili na shqetëson. Do ta bëjmë dhe tani, sepse, si të gjithë njerëzit, shpresojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”- vuri në dukje organizatori i Festivalit të Pashkës të Bullgarëve në Bosilegrad.
Krahas garave të dashura për fëmijët për një vezë pashke më të fortë, të lyer më bukur dhe më origjinale, mikpritësit kanë përgatitur dhe një program të pasur muzikor, me pjesëmarrjen e nxënësve të një qendre muzikore në Sofje, të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit pranë Vatrës Popullore të Kulturës “Vitosha-1951”, si dhe të nxënësve nga shkolla muzikore në qytetin Bllagoevgrad. Si miq të posaçëm në Festivalin e Pashkës janë të ftuar Kryetarja e Komisionit për Bullgarët jashtë Shtetit të Kuvendit Popullor Antoaneta Coneva dhe eurodeputeti Asim Ademov.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: festival-bosilegrad.info
24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik,..
Procesione dhe festime me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe të letërsisë sllave, po zhvillohen sot në të gjithë Bullgarinë. Në Sofje , procesioni fillon..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur –..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve..