Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ringjallja e Krishtit na hap sytë shpirtëror

4
Foto: BGNES

Është përsëri Pashka! Për më shumë se dy mijëvjeçarë, lajmi i Ringjalljes së Krishtit i ka dhënë shpresë botës së krishterë për jetën pas vdekjes. Megjithatë, për të tretin vit radhazi, gëzimi i botës ortodokse është shoqëruar me sprova të rënda të besimit - sëmundje, vdekje masive dhe luftë midis popujve vëllazëror të krishterë. Në sfondin e tyre, ndarja që digjet në shoqërinë tonë duket se kristalizohet në urrejtje dhe kundërshtim. Megjithatë, në dënimin dhe linjat ndarëse, mendimi për Zotin zhvendoset nga urrejtja. Dhe dashuria për të afërmin është manifestimi i Tij më i lartë. Është në dashuri që shprehet fuqia e Ngjalljes, përmes së cilës ne bëhemi pjesë e Zotit duke marrë Eukaristinë e Shenjtë:

“Për këto ditë të ndritura, përgatitja nis që nga e Diela e të Lidhurit e Djathit, kur ne falim njëri-tjetrin - tha At Vasilij Sarjan, kreu i kishës së kryeqytetit "Shën Shpërfytyrimi i Zotit”. - Mirëpo, kjo nuk do të thotë që pasi të japim faljen, të ndalojmë së falur që nga e nesërmja. Ne gjithmonë duhet të kërkojmë falje nga njerëzit dhe ta japim atë çdo ditë, çdo minutë. Për më tepër, vetë lutja “Ati ynë” na thërret për këtë. Në Ungjillin e Shenjtë, Zoti thotë vazhdimisht: “Falni, që të jeni të falur”. Nuk mund t’i kërkojmë Atij diçka dhe në të njëjtën kohë në botë të kemi fyerje, agresion, mungesë dashurie për fqinjin. Zoti është Dashuri dhe ne si fëmijët e Tij dhe krijesa e Tij duhet të jemi bartës të kësaj Dashurie. Është normale në një moment që dikush të zemërohet, të ofendohet, të ofendojë, por në momentin tjetër duhet të falë me zemër dhe të mos hakmerret, por të largohet dhe të harrojë. Përndryshe, do të çojë në mundime të brendshme, vetëngrënie, por kur njeriu fal, ndihet i lirë dhe e ka më të lehtë.”

At Vasilij Sarjan

Natyrisht, secili ka vullnet të lirë, parime dhe këndvështrimin e tij për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Megjithatë, Ringjallja është gëzimi i gëzimeve dhe duhet të bashkojë të krishterët:

“Po, është e drejtë, por ne shohim që bota nuk është e bashkuar. Edhe në krishterim ka një ndarje të madhe - dallimi në kohën e festimeve të kësaj Dite të Madhe, pavarësisht nga shenjat e dukshme që Zoti ka dhënë. Ai nuk donte që kisha e tij të ndahej dhe të copëtohej… Kështu bën djalli. Jemi të vetëdijshëm për propagandën djallëzore “Përça e sundo”, e cila po përhapet në të gjithë botën, në të gjitha sferat e jetës sonë, për t’i ndarë njerëzit nga kjo liri shpirtërore, nga kjo paqe shpirtërore që çdo njeri duhet të ketë në shpirt, në mendje, në zemër. Edhe në një nivel thjesht shpirtëror, ekziston një ndarje mizore. Çfarë mbetet në aspektin ekonomik, gjeopolitik, ushtarak - të gjitha këto janë përpjekjet e së keqes për të shkatërruar njerëzimin.”

Thonë se ajo që është në shpirt është ajo që shohin sytë. Bukuria e krijuar nga Zoti është rreth nesh, por njerëzimi jo vetëm që nuk e vëren, por e shkatërron. “Dhe çdo gjë mund të dukej ndryshe nëse njerëzit do të ndiqnin parimet e ungjillit të bazuara në pendim dhe falje. Kur kërkojmë më parë Zotin - çdo gjë tjetër në jetën tonë do të jetë e mrekullueshme”, tha At Vasilij:

“Sytë shpirtërorë janë sytë e dashurisë dhe hapen kur jetojmë në Zot. Fatkeqësisht, janë të paktë ata njerëz që ia japin veten, shpirtin, gjendjen e tyre Zotit dhe më pas mendojnë për jetën e tyre të përditshme dhe për dëshirat njerëzore. Kjo mund të shihet në adhurimin në praninë në tempullin, në fjalët e njerëzve, në sjelljen e tyre. Sa më shumë të kuptojnë se duhet të kërkojnë Lavdinë Qiellore të Perëndisë dhe më pas lavdinë njerëzore, aq më shumë do të hapen sytë e tyre shpirtërorë për ta parë botën në dritën dhe ngjyrën e saj të vërtetë. Megjithatë, kur sytë tanë shpirtërorë janë të verbuar, ne shohim vetëm me shqisat tona trupore dhe ata gënjejnë. Njeriu është i kufizuar në shqisat e tij trupore. Nëse i kemi sytë tanë shpirtërorë, të pastër, të hapur - atëherë bota, Universi merr një formë krejtësisht tjetër dhe ne shohim atë që nuk ka se si ta shohim me shqisat tona trupore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD