“Natyra gëzohet që sot është një festë e mrekullueshme.
Zemra triumfon: “Krishti u ringjall!”
Këto fjalë i ka shkruar Arkimandriti Serafim Aleksiev, ndërsa këngëtari xhaz Vasill Petrov krijoi muzikën dhe aranzhimin pranë tyre. Videon e kësaj kënge ai zgjodhi ta prezantojë në prag të festës së ndritur.
“Besimi, siç thoshin në lashtësi, është arma më e fortë, tha Vasill Petrov në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Besimi duhet t'i japë kuptim jetës njerëzore. Pas tij vjen shpresa dhe në fund si emanacion i gjithçkaje është dashuria. Këtyre virtyteve të krishtera i kushtohen edhe tri vepra themelore teologjike të Arkimandritit Serafim – “Besimi ynë”, “Shpresa jonë”, “Dashuria jonë”, të cilat përmbajnë një interpretim të detajuar të pjesëve të shkrimeve të shenjta. Ky ishte takimi im i parë me të, poezitë e tij i zbulova më vonë. Poezia e tij është shumë e sinqertë dhe e thellë, përmban një thjeshtësi të veçantë. Kam disa këngë për Ngjalljen e bazuar në tekste të Arkimandritit Serafim, por zgjodha të prezantoj këtë sepse është më intime për mua, mesazhi i saj është i aksesueshëm për më të vegjlit. Ai bën një paralel midis Ringjalljes dhe gjithçkaje që është pasqyrimi i saj në këtë periudhë - pranvera po vjen, pemët po çelin gjethet, natyra po gëzohet. Besimi, siç thotë Apostulli i Shenjtë Pavli, është një imazh i gjallë i asaj që shpresojmë dhe një zbulim i asaj që nuk mund të shihet”, shtoi këngëtari i njohur dhe i dashur i xhazit.
Vasill Petrov e interpreton këngën në duet me këngëtaren e re dhe të talentuar Valerija Stojanova, pjesët e kitarës i ekzekuton Stojço Stojanov. Pas festave të Pashkëve (më 30 prill) ai do të mbajë një koncert në qytetin Ruse, së bashku me Big Band-in e qytetit tonë Danubian, me dirigjent Dimço Rubçev. Programi quhet “Historia e Xhazit Botëror” dhe i kushtohet Ditës Ndërkombëtare të Xhazit dhe ditëlindjes së Vasill Petrovit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BGNESNë fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi..