Autoritetet në Kiev do të kërkojnë armë nga delegacioni bullgar, i cili do të arrijë nesër në kryeqytetin ukrainas. Këtë e bëri të ditur në një videomesazh zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishina para forumit “BE takon Ballkanin”. Ajo shtoi se vendi i saj pret të marrë mbështetjen tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Ministrja jonë e Jashtme Teodora Gençovska tha se Bullgaria shpreson që Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
"Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka garanci se rendi ndërkombëtar do të ruhet," tha Teodora Gençovska gjatë forumit. Sipas saj, lufta dhe mizoria ndaj popullsisë ukrainase janë një përpjekje për të kufizuar me forcë të drejtën e një shteti të pavarur për të përcaktuar të ardhmen e tij.Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..