Autoritetet në Kiev do të kërkojnë armë nga delegacioni bullgar, i cili do të arrijë nesër në kryeqytetin ukrainas. Këtë e bëri të ditur në një videomesazh zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishina para forumit “BE takon Ballkanin”. Ajo shtoi se vendi i saj pret të marrë mbështetjen tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Ministrja jonë e Jashtme Teodora Gençovska tha se Bullgaria shpreson që Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
"Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka garanci se rendi ndërkombëtar do të ruhet," tha Teodora Gençovska gjatë forumit. Sipas saj, lufta dhe mizoria ndaj popullsisë ukrainase janë një përpjekje për të kufizuar me forcë të drejtën e një shteti të pavarur për të përcaktuar të ardhmen e tij.Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..