Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Foto: MPJ

Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”.

Ministrja Gençovska theksoi gatishmërinë e palës bullgare për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.

Donika Gërvalla ftoi Ministren e Jashtme bullgare që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën, gjë që do të jetë edhe një konfirmim i dëshirës së dy palëve për thellimin e dialogut politik, thuhet në njoftim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sh. e Tij Haxhi Bajraktari (djathtas) dhe Ministri Daniell Mitov

Bullgaria shprehu mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..

botuar më 25-09-26 5.47.MD

Bullgaria iu bashkua deklaratës së përbashkët të OKB-së të 35 vendeve mbi Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..

botuar më 25-09-24 11.42.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e  tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..

botuar më 25-09-19 9.25.MD