“Dërgimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën kërkon unitet politik dhe shoqëror” – me këto fjalë kryeministri bullgar shpalli një fushatë publike për mbledhjen e mjeteve në ndihmë të Ukrainës për “blerjen e municioneve”. Apeli ngjalli një valë indinjate dhe pati mendime se ky është një PR-aksion i kryeministrit, ndërsa sytë e analistëve u përqendruan edhe te zgjedhje të parakohshme.
Lideri i një prej partnerëve të koalicionit “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov e cilësoi idenë si “marrëzinë më monstruoze”. “Ka njerëz që mendojnë se ne duhet të mbështesim Ukrainën me të gjitha llojet e ndihmës, përfshirë ndihmën ushtarake. Ky është edhe qëndrimi im i qartë. Megjithatë, të mbledhim rroga nga njerëzit përmes politikanëve tanë të lartë për t’u dhënë atyre ukrainasve për të blerë armë është një sinjal i pakuptueshëm për shoqërinë”, komentoi në Facebook deputetja e “Bullgarisë Demokratike” Elisaveta Bellobradova.
Një anketë e Radios Kombëtare Bullgare tregoi, se qëndrimi i qytetarëve për dhurimin e fondeve për Ukrainën janë në të dy ekstremet.
“Kjo thirrje është në rregull dhe secili sipas mundësive mund të vendosë se sa dhe si do të dhurojë”, tha një qytetar. - “Është turp për njerëzit që punojnë dhe mezi sigurojnë bukën e gojës për të dhuruar për luftë dhe armë”, kundërpërgjigju një tjetër. “Jam kategorikisht kundër, i sugjeroj të vijë për një shëtitje në qytetet e vogla dhe dyqanet e tyre. Qeveria duhet ta bëjë mirë punën e saj, që dashuria e popullit të mos i shkaktojë kokëçarje”, tha një grua nga rajoni i qytetit Haskovo.
Një reagim të zemëruar dhe keqkuptim shkaktoi aksioni i kryeministrit tek përfaqësuesit e shoqërisë civile. “A e kuptoi kryeministri që është kreu i një shteti në kohën e luftës dhe jo i një kompanie startup për prodhimin e lugëve të kafesë nga lëvozhga e avokados?”, shkroi në profilin e tij animatori me famë botërore Teodor Ushev.
Politologu Petër Çollakov, duke komentuar për “Deutsche Welle”, i përshkroi fjalët e Kiril Petkovit si një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia duke e zhvendosur barrën e pushtetit mbi qytetarët.
Vizita e një delegacioni bullgar të kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov sot në Kiev duhet të shërbejë si katalizator për qëndrimin bullgar. Qëllimi kryesor është të shihet në vend nevoja e dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë. Megjithatë, nëse do të kontribuojë në konvergjencën e qëndrimeve të politikanëve për këtë temë, mbetet për t’u parë.
Vendimi për ndihmën ushtarake për Ukrainën është një çështje se cila anë në konflikt do të marrë Bullgaria - është kategorik Dr. Petër Moskov, kreu i partisë Bashkimi Konservator i së Djathtës dhe ish-Ministër i Shëndetësisë:
“Natyrisht që nuk ka një pozitë të tillë dhe nëse ka, është gjysmake”, tha ai në një intervistë për BNR Horizont. - Si rezultat, njëra palë na shpalli armik në dokumentet e saj zyrtare dhe të gjithë të tjerët e kuptuan se nuk mund të mbështeten tek ne në një kohë të vështirë. Rezultati i kësaj qeverisje dhe kësaj opozite është se Bullgaria është tokë e askujt - një fushë shkatërrimi, banditizmi dhe eksperimentesh gjeopolitike”.
Sipas politologut Evgenij Dajnov:
“Kjo luftë ndryshon gjithçka, tani e tutje çdo politikan që ka qenë aktiv, apo çdo personazh publik gjatë luftës do të gjykohet për atë që ka bërë në këtë periudhë. Edhe nëse përpiqesh të fshihesh nga erërat e luftës, ata përsëri do të të arrijnë.”
“E vërteta është se nuk dua të shkojmë në zgjedhje sepse kjo do t’i japë një shans të shkuarës, në personin e Bojko Borisovit për të shfaqur oreks për pushtet, por nëse vetë qeveria vazhdon të shembet, atëherë askush nuk mund të ndihmojë”, tha Arman Babikjan nga lëvizja “Ne po vijmë” para BNR Plovdiv.
“Ka shumë mina në çdo qeverisje, por ka edhe një ngurrim për të gëlltitur një fakt të thjeshtë - nuk duhet të të pëlqejnë kur je në pushtet, e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur për vendin tënd. Ti je atje për të bërë punën, dhe kjo është puna e vështirë.”
Edhe pse shumë më pak, nuk munguan edhe shprehje mirënjohjeje për idenë e Kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, “kjo ide demonstron solidaritetin e vërtetë të Bullgarisë me Ukrainën”. Ndërkohë, u bë e qartë se vendi i tij pret që Bullgaria të sigurojë armë dhe mbështetje për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
Përpues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, BGNES
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..
Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje..
Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se..