Dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të respektuara në kalendarin popullor bullgar. Përveç për mbi 200 000 bullgarë, të cilët mbajnë emrin Georgi dhe derivatet e tij, shenjtori është gjithashtu mbrojtës i Ushtrisë Bullgare. Por, të mbledhur rreth tavolinës festive, shumë rrallë i japim llogari vetes për emrin e plotë, me të cilin është regjistruar kjo ditë në kalendarin kombëtar: 6 maji - Dita e Trimërisë dhe Festë e Ushtrisë Bullgare. Trimëria, për të cilën njeriu nuk mendohet në ditët e veta të përditshme ose i lidh paraqitjet e saj me figura historike ose heronj të filmave. Sidoqoftë, kjo cilësi është e natyrshme tek çdo një prej nesh dhe manifestimi i saj nuk do të thotë gjithmonë një sy i patrembur si dhe nuk kërkon pjesëmarrje në armiqësi dhe veprime luftarake.
Në ditët tona shpesh trimëria është e lidhur me mundësinë të mbrosh mendimin tënd, edhe kur shumica nuk e ndajnë ose e mendojnë të papërshtatshme.“Trimëri është kur e di se je i munduar, akoma përpara se të kesh filluar, por pavarësisht nga kjo fillon dhe mbahesh deri në fund. Atëherë shumë rrallë fiton, pavarësisht se nganjëherë dhe kjo rastis - thotë juristja dhe politologe Lidia Daskallova, duke cituar një mendim të vet të dashur nga libri "Të vrasësh një shpend tallës" – ky është një përkufizim i mrekullueshëm i fjalës guxim. Kur ke kauzën tënde, edhe nëse fillimisht e mbron tërësisht vetë, je i detyruar ta ndjekësh. Kur arrin njëfitore të vogël ose i bën ndokujt ndonjë mirësi të vogël, ti tërheq akoma pasues të tjerë, të cilët mund ta njohin kauzën tënde.”
“Nuk është e nevojshme të jesh një super-hero ose ndonjë lider i njohur botëror, që të tregosh trimëri. Ajo mund të tregohet përditë, madje dhe me hapa të vogla, mjafton të kemi një vullnet të mjaftueshëm për këtë”- shton bashkëbiseduesja dhe papritmas e drejton bisedën te një nga temat aktuale gjatë javëve të fundit - dhënien e ndihmës ushtarake nga Bullgaria për Ukrainën. “Duhet të kuptojmë se nganjëherë politika duhet të zhvillohet dhe mbi bazën e parimeve, dhe jo të kompromiseve të përhershme. Ky “shtrëngim i duarve”, dëshmitarë të të cilit ishim nga ana e Partisë Socialiste Bullgare /i vetmi partner i koalicionit i cili kundërshtoi ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën/ më duket shumë i pavend në një moment, kur vendi nuk ka asnjë lloje nevoje prej zgjedhjesh të reja” - është kategorike Lidia.
Hezitimi me të cilin vendi ynë i qaset zgjidhjes së një sërë çështjesh strategjike si sot ashtu edhe në të kaluarën, e përball shumë shpesh me precedentë dhe disavantazhe gjatë negociatave me vendet e BE-së, por edhe me partnerë strategjikë jashtë tij.
“Vazhdimisht jemi përpara dilemës nëse të jemi të fortë dhe të zëmë një pozitë kategorike, ose më mirë të ulim kokën dhe të sprapsemi, siç është theksuar shumë herë - rikujton mesazhet në debat, të cilat i zhvilloi opinioni bullgar në ditët e kaluara bullgarja e re. - Sinqerisht besoj se, kjo politikë e përuljes dhe të pasigurisë do të përfundojë, sepse Bullgaria ka potencial të renditet mes shteteve prijëse në Bashkimin Evropian, duke u përpjekur të përmirësohet pa devijuar nga ajo që është arritur .Është e rëndësishme të demonstrojmë këtë shumë më qartë”, është kategorike Lidia Daskalova, anëtare e Klubit Studentor të Shkencave Politike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nvu.bg, arkiv personal, arkiv
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..