Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale dhe breshër. Ka një kod të verdhë për reshje të rrezikshme për të gjithë vendin, ndërsa në rrethet Smoljan, Kërxhali dhe Plovdiv kodi është me ngjyrë portokalli. Pas mesditës nga veriu reshjet e shiut do të pushojnë. Temperaturat maksimale në lindje do të lëvizin nga 15-16° deri në 24-25° në pjesën tjetër të vendit. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, erë dhe shi. Temperatura e ajrit do të jetë 13-16 gradë, ajo e ujit të detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Në male gjithashtu do të ketë reshje shiu me shtrëngata. Në majat më të larta do të bjerë borë. Temperatura në lartësinë 1200 metra do të jetë 13°, në 2000 metra deri në 6°.
Të enjten do të ketë reshje shiu vetëm mbi Bullgarinë Lindore.Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..