Vendpushimi ynë më i vjetër detar “Shenjtorët Konstandin dhe Elena” do ta pres festën e vet me një kalendar mjaft të pasur ngjarjesh dhe propozimesh atraktive për pushime dhe përjetime kulinarie. Festimet fillojnë më 21 maj në orën 9 të mëngjesit nga Manastiri “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, me një liturgji të shenjtë solemne dhe ujë të bekuar. Përpara vetë manastirit do të ketë një festë për fëmijët si dhe një konkurs për pikturë mbi asfalt me dekorata për piktorët më të mirë.
Koncerti festiv do të fillojë në orën 18.30, në skenën me kullën e sahatit në Qendrën Tregtare “Primorsko”. Është përgatitur një program me operetë, balet dhe folklor, ku marrin pjesë solistë nga Opera Shtetërore – Varna dhe valltarë nga Ansambli Folklorik “Varna”.
Për të gjithë miqtë e pushimores janë parashikuar ulje të planifikuara të çmimeve, duke filluar nga 21%, në hotele, restorante, SPA qendra dhe dyqane.Festës i kushtohet edhe edicioni special i Tregut të Fermerit.
Shtëpia e parë e pushimit në “Shenjtorët Konstantin dhe Elena” ka hapur dyert e saj në vitin 1908.Pushimorja mban emrin e manastirit aty pranë "Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, i cili daton në shekujt 14-16. Akoma hollësi të tjera për pushimoren dhe për manastirin e shenjtë do të mësoni KËTU.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzeu i vetëm i Qelqit në Bullgari ndodhet në qytetin Bellosllav, në bregun e njërës prej mëngëve të liqenit Varna. Pikërisht në këtë vend, në vitin 1893, vëllezërit Mushallan hodhën themelet e prodhimit bullgar të qelqit, duke krijuar fabrikën e parë..
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të..