Veshjet e 24-vjeçares Desisllava Tosheva rezultuan të ishin një ngjarje botërore pasi stilistja e lindur në Llom u prezantua në showroom-in e modës së lartë në Festivalin e Filmit në Cannes.
Rruga drejt suksesit: Një ide biznesi e lindur nga… .. nevoja për një fustan elegant për festën e maturës. Mungesa e raportit mes çmimit dhe cilësisë e bëri 18-vjeçaren Desisllava Tosheva të krijonte markën e saj të modës. Kjo ndodhi në vitin 2016. Aktualisht synimi i saj është të ofrojë modë të lartë me çmime të përshtatshme për bullgarët. Faqen e internetit bullgarja e talentuar gjithashtu e ka krijuar vetë. Në fakt njohja më e madhe për markën e saj të modës erdhi këtë vit. Ajo mori një ftesë për të ekspozuar veshjet e saj në showroom-in e Festivalit të Filmit në Cannes, gjë që e bëri atë të vetmen bullgare që e ka prezantuar linjën e saj të modës atje. Ylli kinematografik i veshur me fustanin bullgar është aktorja Lea Mornar.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..