Kampionia olimpike Ivet Goranova u kualifikua për në finale në kategorinë “kumitë” deri në 55 kg në Kampionatin e 57-të Olimpik Evropian të Karatesë për burra dhe gra në Gaziantep, Turqi. Bullgarja arriti katër fitore në rrugën e saj drejt fitores së arit.
Të shtunën, Goranova u ndesh me ukrainasen Anzhelika Terliuga, me të cilën luajti në finale edhe në Lojërat Olimpike në Tokio 2020 dhe fitoi medaljen e artë me rezultatin 5:1. Mirëpo, tani ajo mbeti në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..