“Atje, afër gjirit, ku është deti, do të kthehem… Në gji deti pëshpërit gjëra të bukura… Fikeni telefonin, ejani tek unë dhe dijeni - vetëm nëse humbet, do ta gjeni parajsën tuaj… “ Për shumë njerëz kjo duket si një ëndërr e kënduar. Sidomos kur temperaturat jashtë janë verore, dhe ka gati një muaj deri në verën astronomike. Kënga quhet “Afër gjirit”. Interpretues, autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Georgi Daçev - Do Sho.

Kënga prej disa javësh është ndër të parat në renditjen e muzikës pop dhe rock bullgare Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA