Agjentët e Sigurimit totalitar të Shtetit do të shpallen sa herë që do të aplikojnë për poste publike, vendosi Kuvendi Popullor me ndryshimet në ligjin për qasjen dhe zbulimin e dokumenteve dhe për deklarimin e përkatësisë së shtetasve bullgarë në Sigurimin e Shtetit. Deri më tani, Komisioni i Dosjeve kishte të drejtë të zbulonte agjentët vetëm pas inspektimit të parë.
“Kanë kaluar 33 vjet nga ndryshimet, por një pjesë e madhe e njerëzve që punuan në aparatin represiv të regjimit komunist ende zënë poste kyçe në vend dhe kjo duhet të dihet”, tha Atanas Atanasov nga “Bullgaria Demokratike”. Partneri i koalicionit Partia Socialiste Bullgare /BSP/ votoi kundër tekstit të miratuar, ndërsa Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ nuk mori pjesë në votim.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..